Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kurti e befasoi Vuçiqin kur e pranoi Asociacionin” – Joseph e sheh si “esenciale” autonominë për serbët

Gazeta10
23 July 2023 - 16:16

“Kurti e befasoi Vuçiqin kur në shkurt pranoi obligimin e Asociacionit”, ka thënë profesori i shquar amerikan në John Hopkins University, Edward Joseph, në një intervistë për qendrëm kërkimore dhe mediale serbe “Demostat”, ku foli gjerësisht edhe rreth çështjes së Asociacionit të Komunave të banura me shumicë serbe.

Çështjen e një autonomie politike për serbët e Kosovës në pjesën veriore të vendit Joseph e vlerëson si “çështje finale të statusit të Kosovës”.

E përsëris: autonomia është çështje e statusit përfundimtar (të Kosovës). Kjo është ajo çfarë minoriteti (serb i Kosovës) merr si këmbim për të hequr dorë nga separatizmi – dhe është në mënyrë tipike një lëshim që i bëhet një shteti fqinj irredentist, siç është Serbia, kur edhe ajo heq dorë nga pretendimi i saj për sovranitet”, ka shtuar Edward Joseph.

Çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Josepj e sheh si “të rëndësisë thelbësore” por kërkon që të tketë një “renditje të hekurt” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Secila palë duhet të ketë garancione që pala tjetër do ta zbatojë marrëveshjen”, ka thënë Edward Joseph.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.