Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e mori me vete në Bruksel, njeriun që e këshillonte Thaçin

Gazeta10
27 February 2023 - 17:30

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka shkuar vetëm në Bruksel. Kurti po shoqërohet nga profesorin britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007.

Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Profesro, Mark Weller bashkë me Poll Wllijams ofruan këshilla juridike për Hashim Thaçin si kryesues i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Pjesë e ekipit të këshilltarëve kishte qenë edhe Arsim Bajrami. Ai më 5 shkurt 2022 kishte shkruar se bashkë me Wellerin kishin këshilluar Thaçin që t’ i thotë po marrëveshjes në Rambuje.

Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të marrëveshjës së Rambujesë kishte qenë rivali politik i Thaçit. Albin Kurtit.

Çuditërisht 24 vjet më vonë, Weller është ftuar në ekipin e Kurtit në një takim tejet të rëndësishëm-marrëveshjës për Zajednicën.

Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence”. Po ashtu, Weller është edhe dhëndër i Kosovës

Kruti është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët europianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.