Gazeta10

Kurti e përuron rezonancën e re në Pediatri, zotohet për investime të tjera në shëndetësi

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën në Spitalin e Pediatrisë në QKUK.

Kurti me këtë rast tha se kjo rezonancë është në vlerë mbi 1 milion euro dhe së është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Edhe pse gazetarët insistuan që të marrin një qëndrim prej tij për zhvillimet politike në vend ai nuk u përgjigje e vetëm shtoi se në vjeshtë edhe spitali i Prizrenit do të bëhet me rezonancë magnetike.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet. Me qenë se shërimi dhe terapia varen shumë prej diagostifikimit sa më cilësor sa më të thellë kjo në njërën anë varet nga kuadri mjekësore ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne që është kjo rezonancë magnetite. Vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion për çfarë ne edhe falënderoj Emiratet e Bashkuara Arabe. Ta gëzojnë edhe mjekët edhe pacientët”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në Neurokirurgji tani është në proces një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve.

Ai ka thënë se ata janë duke punuar me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listave pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

“Është në vazhdën e punës të cilën jemi duke e bërë kohën e fundit realisht me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listave pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Janë edhe disa projekte të rëndësishme që janë duke u kryer që deri në vjeshtën e këtij viti përveç rezonancës në Prizren edhe përveç pjesës diagnostikuese janë edhe pjesë intervenuese ku në vetëm në Neurokirurgji tani është një proces një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve të cilat deri më tani për shkak që të ndryshme, për shkak të mungesë së këtyre pajisjeve fatkeqësisht pacientet tanë është dashur që të kërkojnë ndihmë jashtë institucioneve publike shëndetësore. Është bërë lista prej 42 milion euro investime e cila do të adresoj investime në infrastrukturë edhe në pajisje”.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë