Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti e pranon kërkesën amerikane: Shtyn për 48 orë afatin për vënien e gjobave

Gazeta10
22 November 2022 - 0:49

Pak minuta pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier drejtuar Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e afatit të gjobave për 48 orë, ka reaguar kryeministri i vendit në Twitter, raporton Gazeta 10.

Ai e ka pranuar këtë kërkesë dhe njëherësh e ka falendëruar ambasadorin amerikan.

“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe përkushtimin. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme” ka shkruar Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.