Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e Rashiq vizituan familjet Miletiq dhe Komatoviq nga Istogu

Gazeta10
07 February 2023 - 20:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kanë vizituar sot familjet Miletiq dhe Komatoviq nga fshati Drejë dhe Zhaç në komunën e Istogut.

Siç bëhet e ditur nga ZKM, gjatë takimit miqësor në shtëpitë e dy familjeve, Kurti bashkë me ta ka diskutuar për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.

“Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre. Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore”, thuhet në njoftim.

Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i ka njoftuar për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.