
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Gazeta10.
Konfereca do të zhvillohet në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim./Gazeta10.