
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë që VV-ja bashkë me Radojiçiq i kanë përjashtuar veteranët nga 50 euro edhe ata që kanë luftuar përnjëmend kundër Serbisë.
Ai tutje ka thënë që këta (VV-ja) kanë bërë plan kriminal në Kosovë dhe nuk mundesh me thanë që nuk ka asgjë.
Molliqaj tha tutje se ministrja e Drejtësisë dhe gjithë të tjerët po e mbrojnë Mimozën sepse ajo ka vepruar sipas direksioneve të tyre. “Pse nuk po e shkarkojnë Martin Berishaj?, pyeti Molliqaj.
“Këta janë dorëzu dhe do t’i lirojnë të arrestuarit në veri”, tha Molliqaj. /Gazeta10/