Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kurti, filmaxhia më i madh”, Çollaku sqaron “skenarin” që mund ta bëjë Kurti

Gazeta10
10 Shkurt 2025 - 21:35

Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Çollaku ka parashikuar numrin e deputetëve që do të ketë Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

“Albin Kurti në bazë të matematikave në situatën më të mirë maksimumi do t’i ketë 47-49 deputetë”, ka thënë Çollaku.

Analisti politik ka theksuar se Kurti do të përgatisë “skenare” sa i përket koalicioneve, teksa të njëjtin e ka quajtur “filmaxhi të madh”.

Sipas Çollakut, Kurti do të bëjë koalicione me ndonjë parti nëse hyn në pazare me to, në të kundërten do të zvarritet procesi dhe do çojë vendin në zgjedhje lokale.

“Në këtë situatë tash ka me u zhvillu një teatër. Albin Kurti është filmaxhia më i madh në Ballkan. Albin Kurti ka me i thirr partitë politike ka nja ka nja. Ka me dalë me na fol neve qysh është fitues i zgjedhjeve. Ka me dalë me na thanë tani që është njeri parimor dhe nuk hy në pazare”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.