
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me një delegacion nga Shqipëria, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.
“Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.” bëhet e ditur në njoftimin për medie.
Më tej, Kurti ka shtuar se duan të ecin në rrugën e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar./Gazeta10