Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Gazeta10
06 Maj 2026 - 14:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë vendit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një adresimi me video në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kurti ftoi mërgimtarët që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar që të regjistrohen sa më shpejt në këtë platformë.

“Nga sot nis sërish procesi tejet i rëndësishëm i regjistrimit të votuesve që votojnë nga jashtë vendit. Andaj, të gjithë ata që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar fizikisht duhet ta bëjnë regjistrimin sa më parë”, tha Kurti.

Afati i regjistrimit për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit fillon nga data 6 maj dhe përfundon me datën 17 maj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.