Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti godet Ramën për planin: Propozoja këtë model Vuçiqit për shqiptarët në veri

Gazeta10
13 June 2023 - 11:45

Propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për asociacionin në Kosovë ka irrituar Kryeministrin Kurti, i cili tha se Rama këtë plan duhet t’ia dorëzoj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shqiptarët në Luginë të Preshevës, raporton Gazeta10.

Sipas tij këtë propozim Rama duhet t’ia bëjë Vuçiqit në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.

“Neni 8, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë thotë që Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptarë që jeton jashtë kufijve të saj”, tha Kurti.

Kurti tutje ka konfirmuar që nuk e ka parë draftin e statutit të asociacionit të propozuar nga Edi Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.