
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i befasuar se si ish-polici Pantiq i akuzuar për terrorizëm është dërguar në arrest shtëpiak, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se ai mund të dërgohej në spital meqë ishte i pandehur ndërkohë ka thënë se kjo është temë gjyqësore.
Ai ka thënë se Pantiq ka qenë në grevë urie dhe ka pasur probleme në zemër, dhe se për këtë mund të dërgohej në spital.
“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak jam kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e kanë marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.