
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në emisionin “Prime Time”, në Kanal10 ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Kryeministrit Kurti dhe partisë që ai udhëheq, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosja ka tradhëtuar elektoratin e saj.
Sipas tij ajo ka mashtruar prej dialogut, prej procesit ku nuk ka pranuar pagesën e energjisë elektrike për veriun dhe tani po e bënë atë.
“Edhe te Asociacioni herë thotë e votoj dhe herë nuk e votoj. Stermbushja e administrates me militantë partiak janë fakte të mashtrimit të tij.
Lushtaku tha tutje se ai premtoi se do të shfuqizojë marrëveshjet por ja që nuk e bëri.
“Ai po ikë nga përgjegjësia duke e zhvendos vëmendjen te dialogu i cili deri dje ishte prioritet i shtatë kurse tani është prioritet i parë”, ka thënë Lushtaku.
Tutje Lushtaku tha se miliona euro kanë shkuar në suficit për shkak të keqqeverisjes së Kurtit dhe kështu ka dëmtuar edhe bizneset dhe qytetarët. /Gazeta10/