Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti i mbështet veprimet që dërgojnë në mbylljen e televizionit Klan Kosova

Gazeta10
29 July 2023 - 16:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa foli për rastin e Klan Kosovës ka thënë se ndjekja e rregullave të regjistrimit nga ana e bizneseve është detyrë ligjore e jo “teknalitet”, shkruan Gazeta10.

I pari i Qeverisë i ka dhënë mbështetje të plotë MINT-it për pezullimin e veprimtarisë së medias Klan Kosova, duke thënë se e mbështetë MINT-in “për kryerjen e detyrave përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur”.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore, jo një “teknikalitet”. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka shkruar ai në Tëitter.

Sipas Kurtit, zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të tilla, nuk përbën sulm ndaj lirisë së medias.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre. Liritë e medias janë jetike: sulmi ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë. Por, demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën sulm ndaj lirisë së medias”, ka shkruar Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.