Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës

Gazeta10
16 October 2023 - 20:58

Në emisionin “Politiko” direkt nga Tirana është publikuar ajo se çfarë ka thënë kryeministri Kurti pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

Ai është pyetur nga gazetarët për atë se çfarë ka thënë kryeministri Rama se veriu i kosovës nuk është tokë e Kosovës dhe për këtë është përgjigjur Kurti duke thënë se veriu është tokë e Kosovës dhe është e panegociueshme.

““Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.