Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti i shqetësuar: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

Gazeta10
15 June 2023 - 9:05

Pas kidnapimit të djeshëm të tre policëve të Republikës së Kosovës nga policia serbe dhe hyrjes në fuqi të vendimit për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për medie folën për zhvillimet e fundit dhe masat e ndermarra nga shteti i Kosovës si kundërpërgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, raporton Gazeta10.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kurti deklaroi se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në komunat veriore.

“Veprimi agresiv i djeshëm i Serbisë ishte hakmarrje ndaj policëve që po luftonm krimin dhe intencë për eskalim dhe destabilziim në kohën kur ne kemi propozuar planin për de-eskalim dhe de-përshkallëzim”, tha Kurti.

Tutje Kurti e ka dënuar kidnapimin e tre policëve dhe u ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarët që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.

“Serbia nuk ka ndryshuar në motive, qëllime dhe apetite, nuk është që po na befason me sjeljen e saj, por ajo që është e çuditshme është heshtja dhe  toleranca e faktorëve ndërkombëtare ndaj sjelljeve të Serbisë”, tha Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.