
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti se pse Dejona Mihali ka qenë pjesë e takimit që Kurti pati me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollaj.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se Mihali është bashkëpuntore e tij e kahmotshme dhe është vlerë e shtuar në partinë e tij.
“Bashkëpunëtore e imja e kahmotshme dhe është vlerë e shtuar në partinë dhe falë punës që bënë në Kuvend, bashkë me grupin parlamentar për nga fusha parlamentare. Mihali s’ka qenë pjesë e takimeve që pata me presidentin Begaj e as me kryeministrin Rama, por vetëm me kryetaren Nikollaj, vecanërisht për karakterin e punës së saj me Parlamentin”,tha ai.
Tutje Kurti tha se pse s’bën që Mihali me qenë me të në Tiranë.
“Pse bre s’bën me ardhë Dejona Mihali me mua në Tiranë, pse? Ka mbet puna të më kapeni për Dejona Mihalin, është kompliment për qeverisjen tonë”,tha Kurti.
Ndryshe Dejona Mihali është emër tejet i përmendur së fundi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ishte Haki Abazi ai që publikisht ka akuzuar se Mihali kontrollon gjithë partinë e VV-së dhe se shpesh herë ka qenë shkaktari i përçarjeve brenda partisë dhe se ajo caktonte shumë gjëra brenda deputetëve.