
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, amerikani me prejardhje kineze, Tienmu Ma ka përfunduar doktoraturën e dytë në Universitetin e Lucernit, në Juridik.
Kështu ka njoftuar kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe disa fotografi me stafin e tij nga momentet e festës në Zyrën e tij, transmeton Gazeta10.
Siç ka njoftuar Kurti, Tienmu kishte doktoruar edhe në vitin 2011 në New York për filozofi.
Postimi i plotë:
Tienmu, me dy kapela doktori
Të parën në 2011 në Universitetin e Nju Jorkut, në filozofi, me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia”. Të dytën në 2023 në Universitetin e Lucernit, në juridik, me temë “Ndryshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”. Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim.
Sot ia uruam dhe festuam avancimin kulmor akademik të tij për të dy doktoratat.