Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Identifikimi i mbetjeve mortore mund të zgjasë edhe disa muaj

Gazeta10
24 August 2026 - 11:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një përgjigje për Kanal10, ka deklaruar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura në Kalludër të Zubin-Potokut mund të zgjasë edhe disa muaj.

Kurti ka theksuar se mbetjet duhet t’i nënshtrohen analizave dhe procedurave të nevojshme për të përcaktuar identitetin e tyre.

“Identifikimi i mbetjeve mortore merr kohë, edhe për disa muaj”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se procesi kërkon kohë për shkak të procedurave që duhet të ndiqen, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.