Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kurti iu referua opozitës si “hajvanë”, Kraki: Nuk më duket diçka tragjike!

Gazeta10
11 February 2025 - 20:59

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje-Guxo, Nezir Kraki ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili pas publikimit të rezultateve zgjedhore iu referua opozitës me termin “hajvanë”.

Kraki nuk i sheh këto deklarime si diçka tragjike.

“Nuk ka konotacion për kafshë, por më shumë për injorancë. Nuk e shoh si diçka tragjike”, ka deklaruar Kraki.

Kandidati për deputet ka theksuar se deklarimet e tilla kanë ardhur për shkak të emocionit të rezultatit zgjedhor.

“Këto emocionet edhe vrull ka mundësu aksidentalisht ose me kast najherë një sinonim joadekuat me përdor dhe terminologji”, ka theksuar ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.