
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë duke uruar për Krishtlindje të bardhë e të bekuar, raporton Gazeta10.
Kurti ka uruar që kjo festë të kalohet në paqe e dashur me familjen e njerëzit më të dashur.
Më tej, ai ka thënë se kjo festë përcjellë porosinë e lindjes së paqes, së shpresës dhe të dashurisë.
Kurti ka bërë thirrje që t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese.
Këtu keni postimin e plotë:
“Të dashur bashkëqytetarë,
uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.
Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar.
Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10