
Kandidati për kryeministër nga rradhët e partisë së Nisma-s, Fatmir Limaj i ftuar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka komentuar edhe mosparaqitjen e kryeministrit Kurti në Prokurori.
Ai ka thënë se nëse ai do t’a bënte të njëjtin veprim, mediat do t’a kishin kryqëzuar, raporton Gazeta10.
“Paramenone nëse unë si pjestarë i UÇK-së, nëse nuk ju kisha përgjigj prokurorisë çfarë do të kishte ndodh, do të kallej, do të më kryqëzonin mediat në përgjithësi, nuk është problemi më emrin e individit por me procesin, sepse ky kryeministër ka ardh me premtimin hajna në burg, e që e ka ngrit shpresen e njerëzve, tani kryeministri nuk i përgjigjet kur prokuroria e fton për hajni”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10