
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ftuar sonte në “Adresa” të Kanal10, komentoi paraqitjet e fundit të kryeministrit Kurti në fushata zgjedhore.
Ngritja e tonit të zërit nga ana e Kurtit, sipas saj, po shfaq një agresivitet të pa kuptuar.
“Sa i përket kryeministrit Kurti, po e shohim një agresivitet të cilin nuk po e kuptoj unë. Jashtëzakonisht po ka shumë bërtima. Është edhe mjeshtër i propagandës, me elektrizu atë elektorat të cilin e ka. Zakonisht kryeministri Kurti është në elementin e vet kur e krijon një armik, qoftë edhe si armik fiktiv. Pra ka me kënd me u merr”, tha ajo. /Gazeta10/