Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kurti ka vendosur standard të ri si lider’ / Gjoci komenton vendimin e Kurtit për manastirin

Gazeta10
13 March 2024 - 21:56

Gazetari Kosovë Gjoci në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar vendimin e kryeministrit Kurti sa i përket Manastirit të Deçanit.

Sipas tij kryeministri Kurti e ka shkel një qëndrim që sot vendosi me zbatu një gjë të cilën ai ka thënë se nuk e bënë, raporton Gazeta10.

“Kurti ka shkel premtime që i ka pas sa i përket këtij vendimi për Manastirin e Deçanit, për faktin që e ka vendos me e zbatu, por që Kosova fiton sa i përket këtij vendimi është e vërtetë sepse nga kjo Kosova mund të jetë pjestare e KiE-së, sepse kjo ka qenë një ndër kushtet e mëdha ndaj Kosovës”, tha ai në Kanal10.

Gjoci shton se tani është koha më e mirë e Kosovës që të jetë pjesë e Këshillit të Evropës për shkak se Rusia qe një kohë të gjatë nuk është pjesë e saj dhe nuk mund të kundështojë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.