Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti kërkon reagim urgjent e dënues të faktorit ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve

Gazeta10
15 June 2023 - 20:14

Kryeministri Albin Kurti i ka njoftuar ambasadorët e akredikuar në Kosovës lidhur me dëshmitë që dokumentojnë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë.

Një njoftimin e Zyres së Qeverisë po ashtu thuhet se Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimin i ka njoftuar ambasadorët për masat e sigurisë së institucioneve të Kosovës që kanë ndërmarrë pas këtij veprimi të Serbisë.  

Kurti ka theksuar se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë ka ndodhur thellë në brendi të territorit të Kosovës, transmeton Gazeta10.

“Kryeministri tha që ky akt është shkelje e kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi kërkesën e tij për reagim urgjent e dënues të faktorëve ndërkombëtarë ndaj këtij akti të agresionit ndaj Kosovës, teksa përsëriti po ashtu kërkesën e lirimit të menjëhershëm të tre policëve, familjet e të cilëve kryeministri Kurti i vizitoi sot.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.