
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia në komunat veriore të Kosovës u kanë kushtuar qytetarëve dhe taksapaguesve në pjesën tjetër të vendit 320 milionë euro në faturat e papaguara të energjisë dhe 17 milionë euro në faturat e furnizimit me ujë që nga viti 1999.
Kurti në gjashtë kushtet e tij për ta pranuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka përmendur edhe strukturat ilegale, duke thënë se paravendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale.
Përndryshe, po në veri sot janë zbuluar dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të, të cilat mendohet se shpenzojnë energji të madhe elektrike. Në veri, thuhet po ashtu, se serbët kanë pajisje të mëdha për krijimin e kriptovalutave, të cilat po ashtu shpenzojnë energji eklektike.
Lidhur me keqpërdorimin e energjisë elektrike po ua sjellim një fotografi të vitit 2022, në afërsi të shkollës teknike veri të Mitrovicës, ku në një qendër të testimit për COVID-19, ndemjet ishin vendosur edhe jashtë objektit.