Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Kosova shënon progres në qeverisjen digjitale

Gazeta10
16 November 2022 - 19:06

Kryeministri Albin Kurti ka nda lajmin e mirë se Kosova ka shënuar progres në qeverisjen digjitale.

“Në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI), Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale”, ka shkruar kryeministri.

Sipas tij, rezultatet që janë publikuar sot, tregojnë progresin që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit të cilat mbulojnë fushat si sistemet qeveritare, shtytësit kryesorë të digjitalizimit në qeveri dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në matjen paraprake të indeksit GTMI për vitin 2020, Kosova ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale.

“Përparimi në këtë fushë duhet të shërbejë si inkurajim shtesë për shumë punë që na presin në digjitalizimin e të gjithë sektorëve. Strategjia e re dhe plani i veprimit për qeverisje elektronike që janë duke u përgatitur, do të ofrojnë udhërrëfyesin për avancimin gjithëpërfshirës të digjitalizimit në qeveri.  

Digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës. Jemi të angazhuar për të ngritur efikasitetin dhe transparencën e administratës publike, si dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarë dhe biznese”, ka theksuar Kurti në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.