Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti krahasoi veten me Majlinda Kelmendin – Matoshi: Gjeneralët e Pentagonit e rrehin e ‘çkoçin’

Gazeta10
07 June 2023 - 22:12

“Do ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit.”, ishte kjo deklarata e sotme shefit të qeverisë për të cilën Halil Matoshi deklaroi me shaka se nuk beson që kryeministri të ketë fuqi të madhe për tu rrahur në këtë sport”.

“Keq i del. Majlinda rrehet fortë. E, ky me u rri s’besoj që ka ndonjë fuqi të madhe. Unë mendoj që këta gjeneralat e mëdhenj të Pentagonit, e rrehin e çkoçin.”, tha Matoshi me ironi derisa deklarata e tij ka nxitur të qeshura të panelistëve në studion e POLITIKOS.

Teksa u kthye në diskutim serioz, publicisti shtoi se suksesin më të madh Kurti e ka arritur duke u zgjedhur kryeministër i Kosovës, nga populli, transmeton Gazeta10.

“Në akademitë ushtarake, ushtrohen edhe sportet marciale. Kështu që mos të hin hic në atë shembull. Majlinda rrehet, Kurti është diplomat. Se kemi qitë aty me u rreh me kërkon. Çfarë suksesi më të madh po e do Albini, e kemi ba kryeministër. Le të ndreqet me Serbinë, e merr Nobelin për paqe.”, tha tutje Matoshi.

Më poshtë momenti i plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.