Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti liron nga detyra Samedin Mehmetin, ky do të jetë zëvendësdrejtori i Policisë

Gazeta10
30 August 2022 - 17:16

Krzeministri Albin Kurti e ka liruar nga detzra drejtorin e Policisë, Samedin Mehmtin, pasi ky i fundit ofroi dorëheqjen e tij te ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta10.

Dorëheqja e Mehmetit vjen një ditë pas publikimit të lajmit për dhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Derisa ka njoftuar se Fehmi Hoti do të ushtrojë detyrën e të parit të Policisë.

“Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra Samedin Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Sveçla ka falënderuar Mehmetin për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë, si dhe i ka uruar suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës“, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.