
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit nga zyra e tij, konferenca pritet të nisë në orën 15:00, raporton Gazeta10.
Konferenca e shefit të ekzekutivit vjen në kohën kur përfaqësues të Listës Serbe dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre nga kuvendi. Poashtu, policët, gjyqtarët dhe prokurorët serbë kanë lënë vendet e punës në veri.
Postet të dielën i lanë edhe kryetarët e katër komunave veriore./Gazeta10.