
Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Për këtë mbledhje nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës. Sipas informacioneve pas mbledhjes, do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Po ashtu është bërë e ditur se pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.