
Kryeministri Kurti ka prezantuar planin e tij 7 pikësh për de-eskalimin e situatës në veri, të cilin ia ka dorëzuar edhe përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell, raporton Gazeta10.
Pikat kryesore të planit të Kurtit janë:
1. Të sigurohet zbatimi i sundimit të Ligjit në katër komunat veriore;
2. Tërhiqen të gjitha strukturat kriminale nga territori i veriut të Kosovës;
3. Policia në ndërtesat komunale zvogëlon numrin e saj në bazë të rrethanave dhe në përputhje me situatën e krijuar;
4. Kosova koordinohet me të gjithë partnerët dhe shpall zgjedhje të parakohshme për katër komunat në veri;
5. Kosova dhe Serbia kthehen në dialog dhe BE-ja siguron një plan për zbatmin e marrëveshjeveve në Bruskel dhe Ohër;
6. Udhëheqësit e lartë të dy shteteve për dialog takohen në Bruksel këtë javë. /Gazeta10/