Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me lëvdata në 23 vjetorin e policisë: Nga Rexhep Selimi si ministri i parë i Brendshëm tek Xheal Sveçla i sotëm

Gazeta10
06 September 2022 - 12:54

Me fjalë të mëdha për UÇK-në është shfaqur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rastin e 23 vjetorit të formimit të Policisë së Kosovës. 

“Viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës. Angazhimi i policisë s’pushoj asnjëherë që prej atëherë. Nga ministri i parë i Brendshëm në Kosovën e çliruar, Rexhep Selimi e deri te ministri ynë actual” ka thënë ai.

Po ashtu kryeministri i Kosovës e ka kujtuar  Enver Zymberin, i cili ishte vrarë në Veriun në një aksion të Policisë për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës.

 “Ata nuk u dorëzuan përball asgjëje dhe ranë duke zbatuar misionin e përbashkët. Heroi ynë Enver Zymberi u ballafaqua me bandat kriminale serbe, rënia e tij në mbështetje të sovranitetit tonë shtetëror dhe respektimi i integritetit territorial e kundër krimit dhe paligjshmërisë do të mbetet për të gjithë ne si shembull i dashurisë së pakusht për Republikën tone” ka thënë ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.