Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me ministrat vizitojnë monumentet e restauruara, shteti premtoi 8.4 milionë euro

Gazeta10
02 October 2022 - 15:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Harjulla Çeku e Elbert Krasniqi kanë vizituar asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore, raporton Gazeta10.

Ata kanë vizituar kullën e Sheremetit në Pejë, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, Hanin e Haraqisë në Gjakovë si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë.

“Gjatë vizitave në monumentet e restauruara u theksua se për vitin 2022 është planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente. Po ashtu u theksua që restaurimet përcjellen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve.”

ZKM njofton se ndërhyrje restauruese janë duke u realizuar në dhjetëra monumente tjera.

“Përveç ndërhyrjeve restauruese në asetet e vizituara, janë realizuar dhe janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në dhjetra monumente: Muzeu Etnologjik Emingjiku në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Kinemaja e Parë në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizren, Hamami në Mitrovicë dhe në disa monumente brenda Qendrës Historike të Prizrenit.”, thuhet në komunikatë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.