Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta

Gazeta10
05 December 2022 - 17:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee, janë deklaruar pas takimit që mbajtën sot.

Kurti, tha se në këtë takim diskutuan për projektet e USAID-it që po gjejnë zbatim në Kosovë dhe për mundësitë e reja.

Ai theksoi se USAID deri sot e ka ndihmuar Kosovën me mbi 1 miliard dollarë.

“Ndihma e USAID për Kosovën deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë si shtet dhe secilin sektor”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

“Për secilin dollar ne jemi mirënjohës si popull, si vend dhe si institucion”, ka shtuar ai.

Kurti theksoi se përmirësimi dhe zhvillimi i Kosovës janë dëshmi e partneritetit të fuqishëm të vendit me ShBA-në.

“Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miqtë tanë, por janë edhe ftesë për më shumë bashkëpunim. Me ShBA-në ndajmë vlera, orientime dhe vlera të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, demokraci, drejtësi”, ka shtuar ai.

Ai kërkoi zgjerim bashkëpunimi në mes të Kosovës e USAID-it.

Ndërsa,

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën që të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Derisa ajo shprehu mbështetjen për vendin tonë edhe në aspektin e gjyqësorit por me theks të veçantë edhe në sektorin energjetik dhe zhvillimin ekonomik.

Këto komente E. McKee i bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së saj në Kosovës.

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee theksoi se po i vije mirë që institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.

“Shpresa që ata ndajnë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përkushtimi i tyre për të ndërtuar këtë të ardhme është me të vërtetë frymëzuese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që t’i ndihmojnë Kosovës të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdo herë. Qëllimi ynë mbetet që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova. Qeveria e SHBA-ve mbështet qeverinë e Kosovës që t’i forcoj edhe më tej partneritetet me shoqërinë civile, me sektorin privat me të rinj dhe gjithë qytetarët, ajo që me të vërtet më erdhi mirë që dëgjova është përpjekjet për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe qëllimi që duke rritur transparencën dhe llogaridhënien që institucionet qeveritare do të përmbushin premtimin që ka dhënë“, u shpreh ajo.

Ndihmës administratorja e USAID-it theksoi mbështetjen për gjyqësorin, ndërsa theksoi se Kosovën do ta ndihmojnë edhe në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.