Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti merr shembull Kroacinë për të drejtat e minoriteteve: Model që duhet ndjekur

Gazeta10
09 May 2023 - 20:17

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, të cilin e njoftoi me zhvillimet aktuale dhe punën e Qeverisë.

Tutje, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti në këtë takim ka thënë se Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur respektimit të të drejtave të minoriteteve.

“Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtare e BE-se dhe e NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve”, thuhet tutje në njofitm.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Radman i ka ofruar Kurtit mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkruan Gazeta10.

“Ministri Radman u shpreh falënderues për mikpritjen dhe përcolli të falat nga kryeministri kroat, Andrej Plenković. Ai e uroi kryeministrin për punën e mirë në qeverisje, ndërkohë që uroi Kosovën dhe popullin e saj për liberalizimin e vizave dhe kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procese këto që kanë pasur mbështetje të fuqishme edhe të Kroacisë. Ai tha sa vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.