
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin për vizat, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se është vlerësuar lufta kundër korrupsionit.
Më tej, ai ka thënë se është mirënjohës për këtë vendim dhe se pret finalizimin e këtij procesi.
Këtu keni statusin e plotë:
“Unë e mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për lirinë e vizave për Kosovën. Një njohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës për këtë @EU2022_CZ. Presim finalizimin e këtij procesi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10