
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj për një moment ka folur edhe për diskutimet brenda VV-së në kohën sa ai ishte në parti me Kurtin.
Molliqaj ka treguar se si kishte filluar problemi i tyre i brendshëm.
Ai tregoi që i kishte thënë Kurtit që rruga për të ardhur në pushtet ishte SHBA-ja. Molliqaj tregoi që Kurti e ka pyetur se “nëse ish dashur me zgjedh për partneritet mes SHBA-së dhe Gjermanisë, kënd kishe me zgjedh?”
“I thash nëse kish me pasë dallim mes këtyre dy vendeve, sigurisht që aleanca që do të duhej të zgjedhim do të ishte ShBA-ja. Më tha, mirë që me tregova për këtë se ky është dallimi i pakalueshëm mes neve”, problemi më i madh mes nesh”, tha Molliqaj, që t’i këtë thënë Kurti.
Molliqaj tutje tha se Albin Kurti nuk është antiamerikan dhe antiperëndimor në kuptimin e vlerave, por është në këtë aleancë prej zori.
“Me pasë një aleancë alternative, jo Rusia, Kina, një të tretë, nuk do të ishte me këtë aleancë”, tha Molliqaj për Kurtin.
I pyetur nga gazetari Ridvan Berisha, se përse ky qendrim i Kurtit me Amerikën, Molliqaj tha se nuk e di. “Kush është kundër Amerikës, meshnet e baftë pensionin”, tha gazetari Berisha.
“Nesër me mujtë me u marrë vesh me Turqinë, edhe Turqia me thanë që na mbronë nga Turqia dhe mundemi me mbijetu ekonomikisht, jam i sigurt që e braktis perëndimin”, tha Molliqaj për Kurtin. /Gazeta10/