Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti në Davos takohet me Presidentin e Timorit Lindor, diskutohet për shkëmbim të përvojave

Gazeta10
17 January 2023 - 17:29

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Adaljiza Magno.

Në takim u theksua marrëdhënia unike ndërmjet Kosovës dhe Timorit Lindor si dhe historia e ngjashme e sundimit të huaj në të dy shtetet.

Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Ramos Horta për mbështetjen e dhënë Republikës së Kosovës. U potencua nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, nënshkruar më 9 mars 2022 mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Demokratike të Timorit Lindor. Me këtë nënshkrim, u tha se distanca ndërmjet dy vendeve është shkurtuar dhe është hapur rruga e bashkëpunimit.

U tha se si dy nga shtetet më të reja në botë, që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë, Kosova dhe Timori Lindor duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në shkëmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.