Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti në Forumin e Vjenës: Kosova e para në rajon me ekonomi dhe sundim të ligjit

Gazeta10
14 November 2022 - 10:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku po diskutohet për sigurimin e zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt, raporton Gazeta10.

Kurti në këtë takim foli për të arriturat e Kosovës duke theksuar renditjen e vendit si e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, si dhe për rritjen ekonomike.

“Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit, Kosova është ngritur 17 vende më lart, sipas Worldpress Index. Ta bëjë edhe më të prekshëm këtë koment, ekonomia jonë në rritje është 10.7 për qind që është më e madhja në rajon dhe më e madhja në Kosovë që nga pas lufta”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tha se Kosova ka 4% rritje në GDP dhe 88% ngritje të eksportit, ndërkaq deficiti eksport-import, sipas tij, është 1 me 9.

Kurti në këtë forum tha se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive duke treguar se qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.