Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë 14 parqe industriale në Kosovë

Gazeta10
17 May 2026 - 18:46

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e konceptit të Parkut Industrial në Gjakovë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Duke e cilësuar Gjakovën qytet me traditë në ndërmarrësi, tregti dhe prodhim, në të cilin puna është kulturë, ai tha se sektori privat është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Plani ynë është që gjatë katër viteve të ardhshme të ndërtojmë 14 parqe industriale në gjithë Kosovën, me një investim prej 30 milionë euro nga Qeveria e Kosovës. Mitrovica, Gjilani, Lipjani, Drenasi, Rahoveci dhe Podujeva, janë vetëm disa nga komunat ku do të zhvillohen këto parqe. Dhe natyrisht, në këtë vizion nuk mund të mungojë Gjakova”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti përmendi synimet për forcimin e prodhimit vendor, për zëvendësimin e produkteve të importuara dhe rritjen e eksportit me prodhime “Made in Kosova”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.