
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me qeverisjen e përbashkët me partinë Guxo po zbatojnë reforma në bujqësi, arsim dhe kanë kthyer Kosovën në rrugëtime euroatlantike.
“Të qenit bashkë na solli fitoren e 14 shkurtit. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu. Kemi vazhduar luftën kundër korrupsionit. Mbi 700 operacione policore, mbi 2000 persona të arrestuar, 65 grupe kriminale të asgjësuara. Kemi ngritur mirëqenien sociale dhe këtë të shtunë kemi prezantuar edhe pakon mbi 150 milionë euro”, ka thënë ai.
Teksa shtoi se kjo parti me guxim është ngritur dhe se njëjta me guxim do të fitojë./Gazeta10