
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalim sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.
“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se Kosova ka është duke vepruar me maturi dhe në përputhje me natyrën e saj perëndimore.
“Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”, ka thënë ai.