
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Strasburg të Francës, raporton Gazeta10.
Siç ka njoftuar zyra e Kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizimit- Asociimit me Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet dhe me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola./Gazeta10