Gazeta10

​Kurti në takim me deputetin nga Bosna, flasin për rolin destruktiv të Beogradit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, takuan sot deputetin shtetëror të Bosnjë dhe Hercegovinës, njëherësh një nga themeluesit e partisë politike SDA, Shemsedin Mehmetoviq.

“Me Mehmetoviq u diskutua për zhvillimet në rajon, rreziqet prej të cilave kanoset Ballkani Perëndimor, sidomos pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë i cili tashmë po mbush një vit, dhe për rolin destruktiv të Beogradit zyrtar në rajon që buron nga mosdistancimi i tij nga Millosheviqi dhe Putini”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ndër të tjerash, Kryeministrin Kurti e njoftoi atë se së fundmi, më saktësisht në mbledhjen e 127-të Qeverisë, Kosova ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, në tërë Ballkanin Perëndimor. Këto marrëveshje do të mundësojnë që qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë lirshëm në drejtim të njëra-tjetrës pa pasur nevojë për viza, dhe vetëm me letërnjoftime.

Ata diskutuan për përfitimet që këto marrëveshje do të sjellin për qytetarët e dy vendeve dhe për ndikimin pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjithashtu folën për nevojën për angazhim të mëtejmë në rrafshin e bashkëpunimit rajonal dhe për gjetjen e zgjidhjeve për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rajonin.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut