Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë për aleancën e demokracive

Gazeta10
03 Maj 2026 - 16:34

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga Kryeministri, Nikol Pashinyan.

Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.

Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore.

Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.