
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur të dielën rreth orës 14:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Sadik Rama’, në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasoje e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.