Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti njofton se Vettingu procedohet për në Kuvendin e Kosovës

Gazeta10
04 September 2022 - 10:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se procesi i Vettingut procedohet tutje për në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se tani është në dorën e deputeteëve procedimi i mëtutjeshëm i tyre.

“Tash, deputetët e organit më të lartë legjistativ të shteti tonë e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se reforma në drejësi është vendosur si prioritet i qeverisë që ai e drejton.

“Reformën në drejtësi e kemi vendosur në një vend meritor, prioritet të qeverisë dhe shtetit. Gjatë një viti e gjysëm kemi miratuar politikën e re të funksionimit të sistemit prokurorial përmes ligjit të ndryshimit prokurorial të Kosovës, e kemi finalizuar të për Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.

I pari i ekzekutivit ka përmendur Gjykatën Komerciale si dhe Byronë për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme si të arritura të qeverisë së tij.

“E kemi funksionalizuar Gjykatën Komerciale e kemi votuar në parim Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka thënë më tej Kurti.

Tutje, ai ka thënë se puna që ka filluar nuk mund të përfundojë pa procesin e Vetingut.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vetingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat shqiptojnë dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin e ndjehen të sigurt gjë që e ka për detyrë ta garantojë shteti”, ka shtuar më tej Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.