Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Nuk do të tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit të Kosovës

Gazeta10
23 October 2022 - 14:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit, raporton Gazeta10.

Kurti këtë deklaratë e ka thënë në kuadër të shpjegimit të qëndrimit të Kosovës në raport me luftën në Ukrainë.

“Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se në rrethanat aktuale është e rëndësishme të qenurit antifashist.

“Sot në botë jemi dëshmitarë që është rikthyer politika fashiste, herë e drejtpërdrejtë, herë e maskuar. Politikë e sponsoruar nga Moska, nga Kremlini, nga Putini. Pikërisht sot, është rikthyer në plan të parë rëndësia e të qenit antifashistë”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.