Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Opozita nuk e ka me arsimin e ka me mua, problemi është që unë jam kryeministër

Gazeta10
22 September 2022 - 14:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita në Kosovë nuk e ka problemin me arsimin  por me atë që ai është kryeministër, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se kjo gjë u vu në pah nga fjalimet e deputetit Lekaj dhe Shala.

“Këtu dy deputetë besoj se e thanë të vërtetën e kësaj polemike të Kuvendit, deputeti Pal Lekaj i AAK-së dhe deputeti Ferat Shala i PDK-së. Ata treguan qartë dhe hapur se e kanë me mua nuk e kanë me arsimin. Pa numër herë secili prej tyre thotë kryeministri, kryeministri, po në rregull se për atë është opozita por ata se kanë me arsim, se kanë as me grevë, se kanë as me zotëri Rrahman Jasharaj, as me ministren tonë, e kanë me mua”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se halli kryesor i opozitës është vet ai meqë ka pozitën e kryeministrit.

“Halli është që unë jam kryeministër nuk është halli që s’po shkojnë nxënësit në shkolla. Ky është halli kryesor”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.